Afati kalimtar i janarit pritet të sjellë ndryshime edhe të Juventusi.
‘Zonja e Vjetër’ si asnjëherë më parë viteve të fundit, ka një rival të fortë për titull në Serie A.
Është skuadra e Napolit që këtë edicion po shkëlqen, duke lënë pas edhe kampionët e gjashtë viteve të fundit.
Por, ‘Zonja e Vjetër’ po bëhet gati për përforcime në janar, dhe emri i parë që mund të zbarkoi në Torino, është mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can.
Para se të vije Emre Can, te Juventusi pritet të ketë largime, dhe tre emrat e parë janë Pjaca, Sturaro dhe Rugani