Gruaja e dëmtuar ka deklaruar se rap-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin.
Loredana është arrestuar në shtëpinë e saj në Luzern nga policia zvicerane, për mashtrim dhe zhvatje ndaj në çifti të Zvicrës, përkatësisht një gruaje me emrin Petra.
Petra ka deklaruar se rep-artistja shqiptare e kishte detyruar të merrte me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as pushtetarët e Zvicrës nuk i posedonin, dhe pasi i bindeshin këtij “urdhri”, Loredana nuk i kthente kurrë veturat në kohë.
Përkundër faktit që Loredana ka mohuar të ketë vozitur veturat BMW dhe Porsche, mirëpo një nga fotografitë e radarit policor në Zvicër, ka kapur momentin kur pikërisht 23-vjeçarja kapet duke vozitur një veturë të tillë.
Pas vonesave në kthim të veturave me qira, Policia zvicerane kishte gjetur njëherë njërën nga veturat në aeroportin e Cyrihut, dhe më pas atë ia kishte kthyer kompanisë qiradhënëse të njohur si AVIS./20min/