Jeta Xharra merr leter emocionuese!

  12 Oct 2017

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderat, Bekim Jashari, ka refuzuar të marrë pjesë në debatin e gazetares së njohur, Jeta Xharra. Mirëpo, ky kandidat ia ka sqaruar Xharrës mospjesëmarrjen në “debatpernime”.

Media Kosova ka siguruar letrën e plotë:

E nderuara znj.Xharra

Fillimisht të falëmnderoj shumë për ftesën për të marrë pjesë në debatin zgjedhor për Komunën e Skenderajt.

Unë qysh moti e ndjeku punën tuaj të shkëlqyer në gazetarinë hulumtuese dhe në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në politikë. Dhe shumë sinqerisht, besoj se si një lidere mediale dhe grua e suksesshme jeni frymëzim për një brez të ri të profesionistëve, dhe në veçanti të vajzave për të ndjekur shtegun e emancipimit, arsimit dhe ngritjës profesionale.

Megjithatë, më shumë keqardhje më duhet të refuzoj ftesën tuaj për arsye krejtësishtë objektive. Pasi që unë, nuk jam politikan, por jam një qytetar i dëvotshëm i Republikës së Kosovës, që i jam përgjigjur nevojës së qytetarëve të mi, për të qeverisur me Komunën e Skenderajt.

Qytetarët e Skenderajt, me të cilët jam duke u takuar çdo ditë – e dijnë fare mirë se unë jam plotësisht i përkushtuar të jem afër tyre. Andaj kërkoj mirëkuptimin tuaj, që në këtë fazë të pranoni vendimin tim.

Duke vlerësuar shume punën tuaj, dhe duke pranuar plotësisht përgjegjësinë time për transparencë dhe llogaridhënie si Kryetar në ardhje i Skenderajt, ju siguroj që do të bashkëpunoj me juve.

Sinqerisht,

Bekim Jashari

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.