Ri endohet se është 28 vjeçe dhe sipas raporteve të inteligjencës së Koresë së Veriut ka tre fëmijë, edhe pse ky është një informacion i pakonfirmuar.
Ri Sol-ju nuk shfaqet shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Kim feston lëshimin e testeve raketore.
Gruaja e tij gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me mirësi, dhe e veshur me rroba serioze.\
Ishte viti 2012 kur ajo për herë të parë u paraqit si gruaja e diktatorit, shteti i Koresë Veriore e konfirmoi këtë zyrtarisht.
Mendohet se ajo ka lindur në një familje elitare, babai i saj ishte profesor ndërsa nënën e kishte doktoreshë-mirëpo, megjithatë dihet shumë pak për jetën e gruas që u bë bashkëshortja e diktatorit të gjallë më famëkeq në botë.
Në pjesën e parë të këtij viti, Ri u zhduk nga syri i publikut për disa muaj të tërë, duke ngjallur dyshime për shëndetin e saj.
Në Gusht, inteligjenca e Koresë Jugore raporti se ajo kishte lindur një fëmijë dhe për këtë arsye ishte larguar nga publiku.
Theme : Good News Lite