Bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra –tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e çon Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se vitin e ardhshëm Qeveria në Beograd do ta marrë për nënshkrim marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm me Kosovën, në të cilën do të gjendet paragrafi, i cili Kosovës do t’ia mundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra –tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e çon Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.
Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka thënë të ketë njohuri që kryetari serb Aleksandar Vuçiq, ia ka paraqitur palës amerikane idenë për ndarje të Kosovës, por që këtë e ka bërë në mënyrë joprofesionale, pa përgatitje dhe në nivel joadekuat.