Jeremiq: Ose Kosova në OKB, ose përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë

  03 Oct 2017

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Vuk Jeremiq, ka paralajmëruar se në vitin 2018 Serbia do të përballet me një “situatë të vështirë”.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, kjo për faktin se do të duhet të zgjedhë mes pajtimit me anëtarësimin e Kosovës në OKB ose me përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë.

Mysafir në Radio Televizionin e Vojvodinës, Jeremiq vlerësoi se situata pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës ishte “shumë serioze” dhe se kjo mund të ndikonte në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se Serbia nuk përdor të gjitha mjetet diplomatike në situatën e sapokrijuar të cilat janë në dispozicion të saj.

“Pas konsultimeve urgjente me Presidentin e Serbisë, kryeministren Ana Brnabiç njoftoi në mënyrë dramatike se Serbia do të dërgonte një letër zyrtarëve në Bruksel, por unë nuk besoj se kjo letër do të na sjellë ndonjë përfitim dhe as nuk besoj se ndonjë vend do të tërheqë njohjen e Kosovës”, citohet të ketë thënë ish-kreu i diplomacisë serbe.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.