Jep dorëheqje, Kadri Veseli!
Kadri Veseli, ish shef i SHIK-ut
Kadri Veseli ka pohuar vet se ka qenë në krye të SHIK-ut. Kolegu i tij në SHIK dhe Kuvend, Xhavit Haliti, e mohon të këtë qenë Kadriu në udhëheqje të SHIK-ut. Por, ai nuk jep ndonjë emër tjetër, për drejtimin e SHIK-ut. Pse e gjithë kjo lojë e mjegullnajë?!
SHIK-u i krijua në Tiranë nën instruktimin e Sigurimit Shqiptar, LPK-së dhe dy “lojëtarë” anësor, UDB-a e Serbisë dhe Sigurimi sekret francez. Qëllimi bazë ishte marrja e pushtetit, duke luftuar kundërshtarët politikë, brenda Kosovës, qoftë edhe me eliminim fizik.
Kadri Veseli ka pranuar se SHIK-u kishte 92 anëtarë. E vërteta është se SHIK-u ka mijëra anëtarë. Financimi i tij ka qenë dhe mbetet supërkriminal. SHIK-u as nuk e ka përgjuar armikun, Serbinë dhe as nuk e ka luftuar atë. SHIK-u është marrë me përgjimet, ndjekjet, rrahjet, kidnapimet, maltretimet, burgosjet e deri edhe me vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë. SHIK-u ka administruar burgjet dhe nuk është trazuar dhe as penguar nga Serbia, edhe pse ajo ishte në dijeni, për gjithëçka ndodhte në Kosovë.
Deklarata e Kadri Veselit në Parlament, në përgjigje të akuzës të deputetit brilant të LDK-së, Lumir Abdixhikut, më 25 tetor 2017, se “nëse është dënuar, qoftë edhe një anëtar i SHIK-ut për vrasje, unë jap dorëheqje nga kreu i Kuvendit”, është sa skandaloze, aq edhe tallëse me shqiptarët. Opinioni shqiptar, madje, i kudondodhur, tashmë, është në dijeni se në prag lufte, përgjatë lufës dhe pas luftës, ka ekzistuar dhe ka vepruar, përgjakshëm, një oranizatë ilegale, e jashtëligjshme, kriminale e terroriste, me emrin SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).