fbpx
Jep dorëheqje deputeti i Vetëvendosjes

Jep dorëheqje deputeti i Vetëvendosjes

  07 Dec 2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i deputetit.

Hyseni këtë e ka bërë pasi tani do të jetë kryetar i Komunës së Gjilanit, ku fitoi në zgjedhjet e fundit lokale, transmeton Zeri.info.

Ai ka falënderuar të gjithë kolegët pa dallime politike, ndërsa ka thënë se e presin detyra të reja në Komunën e Gjilanit.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapja e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni. /Zëri