Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së Muharrem Nitaj të AAK-së, raporton Gazeta Blic. Gecaj ka shkruar se Nitaj sipas ligjeve në vendet normale duhet të japë dorëheqje.
“Unë nuk e di si i thuani ju kësaj pune, por unë këtë deklaratë e shoh si kërcënim të pastër nga aparati “represiv” qeveritar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Gecajt:
APARATI REPRESIV I QEVERISË!“Dikush po ia bën ‘burgut me sy’ duket!”, kishte shkruar dje Muharrem Nitaj!Unë nuk e di si i thuani ju kësaj pune, por unë këtë deklaratë e shoh si kërcënim të pastër nga aparati “represiv” qeveritar. Në vendet “normale” deklarimi i tillë tërhjek automatikisht dorëheqjen e personit në fjalë!