Janë mbledhur nënshkrimet, këtë ditë mblidhet Këshilli i Vetëvendosjes

  14 Dec 2017

Pas probleme të brendshme nëpër të cilat është duke kaluar, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë këtë të diele, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin sapo e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli.

Ajo ndër tjerash ka thënë që janë mbledhur nënshkrimet e 2/3 të gjithë delegatëve, sado që për t’u mbajtur një mbledhje e tillë kërkon vetëm 1/5 e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mbajtur mbledhje të këshillit të përgjithshëm që nga 20 gushti 2017, përderisa statuti i kësaj partie kërkon që këshilli të mbledhet së paku një herë në tre muaj, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë që partia më e madhe opozitare po përjeton një ndarje të thellë në mes të dy grupeve, grupimi i parë me në krye deputetin Dardan Molliqajn, që kanë kërkuar që themeluesi Albin Kurti të mos kandidojë për postin e të parit të partisë, si dhe grupimi i dytë që i kanë dal krah Kurtit, duke e parë si lider të pakontestueshëm të partisë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.