Jakup Krasniqi mesazh Vetevendosjes!
Ish kryetari i Parlamentit të Kosovës, tani anëtari i partisë NISMA, Jakup Krasniqi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Për të shprehur mendimin e tij Krasniqi përdori profilin e tij në Facebook.Postimi i plotë i tij:
Është mjeshtri ta kontrollosh situatën e dalë jashtë kontrollit!Sot një medie u përpoq që sharjet që me ishin bërë mua vite më parë t’i lidhte me fjalën e pa kendshme të deputetës Aida.Nuk mendoj që sharjet prapa shpine janë problemi që meriton trajtuar. Problemi real janë shkaqet e problemet tjera që kanë substancë politike të pakapërcyshme, e të cilat nuk mund të mbulohen me një sharje.
Sharja mund të jetë një shkas, që mund të shërbëjë për t’i mbuluar arsyet reale që kanë histori.Për sharjet tinzare e prapa shpine, që mi kanë bërë, kurrë, kurrë nuk do të ndahesha nga PDK. Se tek e fundit edhe unë mund t’ua futsha një të sharë para sysh! Por, sharjet nuk janë as problemi e as zgjidhja!
Ajo që zakonisht vjen pas sharjeve, është fytyra e vërtetë e çakejve të ndersyer! Që nuk është e lehtë të kontrollohet.Runu nga kjo pa edukatë e akulturë e komunikimit denigrues në rrjetet jo sociale, (anipse ato quhen sociale), se në fund askush nuk fiton! E më se paku fitojnë qytetarët e Kosovës!
Është mjeshtri e madhe nëse dikush mund ta menagjoj ketë situatë të dalë jashtë kontrollit!Problemet kanë substancë tjetër! Mediet profesionale duhet ta kerkojnë problemin aty ku ai fshihet!E përserisë, sharja sido që të jetë, nuk është problemi!