fbpx

Ja si stërvitet bisha Wilder, ky i cili i ka kërkuar luftë Joshuas (VIDEO)

  08 Nov 2017

Deontay Wilder është boksieri që ditëve të fundit po diskutohet më së shumti, pas fitores në Brooklyn kundër Bermane Stiverne, të cilin e mposhti brenda tre minutave me tri nokdaune.

Wilder është kampion i WBC në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa këtë titull e ka mbrojtur gjithsej gjashtë herë.

Fitorja e tij gjatë vikendit të kaluar ia ka hapur atij mundësitë për një diel të mundshëm kundër Anthony Joshuas, të cilit edhe i ka shpallur luftë haptas dhe i kërkon që sa më parë të ndeshet me të për t’ia dëshmuar se Wilder është më i miri.
Gjatë karrierës së tij, Bombarduesi i Bronztë ka gjithsej 39 fitore (38 me nokaut) dhe këtë nuk e ka arritur pa punë të madhe!
Wilder ka një trup të mahnitshëm dhe të mbushur me muskuj, e këtë trup përpiqet ta mbajë me ushtrime të rregullta fizike dhe ushqim të shëndetshëm.

Ushtrimet e tij të preferuara janë ato në ujë – sikur noti – sepse, siç thotë ai, vrapimi në rrugë (aktivitet i zakonshëm i të gjithë boksierëve) i dëmton gjunjët përgjatë kohës.

Normalisht nuk mjaftojnë vetëm ushtrimet e ujit për ta mbajtur atë në top formë, prandaj ai sigurohet që të bëjë edhe ushtrime të rregullta me peshëngritje.

Ndër ushtrimet e tilla që i bën ai, janë ato të hedhjes së topit, ushtrimet ‘squat’, ngritja e peshave, etj.