Rejat e shume këngëtareve të show bizit kosovarë janë bërë tema të nxehta për rubrikat rozë, ato po zgjojnë kureshtje të madhe në publik.
Ndoshta as ato nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë se do jenë temat kryesore dhe behën pjesë kaq e rëndësishme e rubrikave rozë. Fliten e përfliten më shumë se bashkëshortët e tyre, por edhe më shumë se vjehrrat të cilat janë në skenë më vite të tëra.
Tashmë zyrtarisht kemi edhe një nuse tjetër që do I bën konkurrence, shumë nuseve të cilat janë komentuar aq shumë. E kjo është reja e Remzie Osmanit që para pak kohësh u feja me djalin e këngëtares.
Vajza zeshkane me flokët kaçurrela e cila vije nga rajoni I Rahovecit që mund ta përshkruajmë e ‘ëmbël si rrushi I Rahovecit’ ajo jo vetëm që ka marrë simpatinë dhe e vjehrrës, por interesimi për të është dhe më i gjerë, ai i publikut.
Vajza sy kaltëroshe mbrëmë e shoqëroi të fejuarin e saj në një dasmë, e nuk është e çuditshme që Remzia ka marrë këtë fotografi të saj, dhe dashurin e shpreh në këtë formë, më një zemër shumë ngjyrëshe. Ky është përshkrimi i dashurisë së saj për nusen. Dashuri shumë ngjyrëshe.