Ja si i quan Sali Rexhaj zyrtarët e AAK-së: Tetuta Haxhiu hoxhenicë, Pali, Nitaj, Berisha janë…
Veprimtari Sali Rexhaj ka reaguar për punësimet e familjarëve të zyrtarëve të AAK-së në Telekom.
Rexhaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se për Teuta Haxhiun ka mëndu që është hoxhenicë, për Palin thotë se e di që është “dash”, ndërsa për Muharrem Nitajn që e ka punësu djalin, ia përmend edhe djalin tjetër i cili sipas tij do të bëhet ministër.
Rexhaj ka vazhduar edhe me Bekë Berishën gruaja e të cilit punon në Telekom si dhe e ka përmendur edhe Gazmend Abrashin.
Ja postimi i plotë:
Per bese,
kam menduar se Teuta Haxhia e AAK-es eshte hoxhenice.
Qysh shiste moral keto vite, mendoja se do e kemi edhe nje Nene Tereze.
Kurse ajo pronto AAK, djalin ne pune pa kunkukukuru fare.
Per Palin e di si eshte si dash. Kam mujte tha me e punesu nusen e djalit ne ministri time, po ne Telekom eshte puna me e sigurte. Qeverise nuk dihet sa i zgjate, varet nge Hashimi e Vuqiqi.
Per Muharremin dihet. Asgje nuk eshte ky djali me gru te pare, tjetri me grua te dyte do te behet minister e president. Krejte Ajnshtajna i ka djemt. Po flitet se per ta eshte e interesuar NASA.
Beke Berishen duhet kuptuar. Nga kali ne xhyp, ne Llandruver te gruas. Pse mos me e shalu Telekomin, si me qene i Serbise.
Kurse Gazmen Abrashin duhet kuptuar. Djale i direktorit ne kohen e Tites, tregtar ne kohen e Sllobes, oligark ne Republiken e Kosoves. Kur ta don, ta don…