Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.
Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj, transmeton Indeksonline