fbpx

Ja sa para fiton Ledri Vula për një natë

  15 Dec 2017

Ledri Vula pa dyshim është një nga rep artistet i cili kërkohet mese shumti në çdo vend që gjenden shqiptarët, shkruan Gazeta Blic

Ish anëtari grupit “Skills” është nga ata artistë i cili paguhet mese shtrenjtë nga gjithë kolegët e tij kosovar.

Sipas disa informacioneve që ka Gazeta Blic, reperi prishtinas të shtunave dhe gjatë sezones së verës paguhet deri në 9 mijë euro, por ka raste kur Ledri pranon që të përformojë edhe për 8,7,6, 5 mijë euro.

Po ky burim ka thënë që shifra prej pesë mijë eurove është minimalja që kërkon menaxhmenti i Ledri Vulës.

Ledri Vula dhe fansat e tij në një nga klubet e natës në Kryeqytet
Kujtojmë që Ledri është reperi kosovar më i ndjekur edhe në rrjetin social Instagram.

I biri i regjisorit Agron Vula, ka 942 mijë fansa në Instagram.