fbpx

Ja sa i pasur është kryetari i ri i Prizrenit

  30 Nov 2017

Një nga qytetet më të mëdha të Kosovës është bërë me kryetar të ri.
Prizreni nuk do të udhëhiqet më nga PDK-ja, pasi që nga zgjedhjet e fundit, “Jerusalemin e PDK-së”, e udhëheq kryetari i ri, Mytaher Haskukaj i Vetëvendosjes.

Para se të bëhej kryetar, Haskukaj ishte deputet i Vetëvnedosjes dhe si i tillë kishte deklaruar edhe pasurinë në Agjencinë Antikorrupsion, e ku bie në sy pasuria e madhe e palujshtme e Haskukajt, shkruan Magazina.al

Në pronësinë e tij ai ka deklaruar shtëpi në vlerë 300 mijë euro, banesë në vlerë 54 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka në pronësi tokë bujqësore që kalon shifrën e 33 mijë euro.

 

Por pasuri më të madhe se kryetari i ri, kanë prindërit e tij, ku në formularin e deklarimit të pasurisë, Haskukaj ka deklaruar dy shtëpi, dy shitore, e dy ara punuese e që të gjitha së bashku arrijnë shifrën e mbi 2 milionë eurove, raporton Magazina.al

Haskukaj ka deklaruar se ka në pronësi një veturë në vlerë mbi 6 mijë euro.

 

Por përveç pasurisë, Haskukaj ka një kredi prej 25 mijë eurove, të cilat do t’i paguaj me pagen e kryetarit dhe me honoraret nga Universiteti i Prishtinës ku ligjeron si profesor asistent./Magazina.al/