Ja pse bisedat mes deputetëve të VV’së që u publikuan sot janë të montuara (Foto)

  12 Dec 2017

Pas përçarjeve mes deputetëve të Vetëvendosjes që u bënë publike javën e kaluar përmes një bisedë në Viber, sonte në media rrodhi një informatë e ngjashme.
Për dallim nga e kaluara, biseda e sotme e publikuar doli të jetë e montuar, për cka reagoi edhe Vetëvendosje.Kështu, nëse shikoni me vëmendje foton e publikuar të bisedës së realizuar kinse në mes të Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut, Faton Topallit e Dukagjin Goranit, vërehet montazha e bërë.

Nëse për shembull ju jeni në një grup në Viber, atëherë emri yt nuk del te lista e personave që përbëjnë grupin.Por një gjë nuk ndodh te kjo. Sipas bisedës së publikuar që i bie se është bërë publike nga Faton Topalli, emri i tij figuron edhe lartë, e që nuk është e mundur.Për këto biseda, ka reaguar Vetëvendosje edhe me një komunikatë ku ka thënë se asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.“Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme”, thuhet në reagimin e VV-së

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.