Ja me sa vite burg mund të dënohet Frashër Krasniqi sipas Kodil Penal

  01 Oct 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka grushtuar Milaim Zekën, të premten, në një debati të drejtpërdrejtë. Avokati i Frashërit ka thënë se klienti i ti i ka shkaktuar dëmtim të lehtë Zekës. Por, çka thuhet në Kodin Penal për lëndimin e lehtë trupor?

Kodi Penal, në Nenin 188, flet për Lëndimin e lehtë trupor. Aty saktëson, se nëse dikush kryen veprën penale të lëndimin të lehtë mund të dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit burgim.

Ky dënim mund ta prekë deputetin e ri të Parlamentit të Kosovës, Frashër Krasniqin, i cili grushtoi të premten Milaim Zekën, në një debat të drejtpërdrejtë që po zhvillohej në një televizion me frekuenca lokale.

Kodi Penal parasheh edhe lehtësira për sulmuesin. Ia lë në dorë Gjykatës të vendosë që nëse kryesi i veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” është provokuar nga sjellje çnjerëzore ose e vrazhdë, atëherë, mund të marrë vetëm vërejtje gjyqësore.

“Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja çnjerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit”, saktësohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Deputeti Frashër Krasniqi e kishte grushtuar Milaim Zekën, pas një debati me fyerje e akuza të ndërsjellat. Të dy e kanë quajtur njëri-tjetrin hajn, rrugaç, kriminel e terrorist. Por, në një moment, deputeti i Vetëvendosjes i kishte gjuajtur ujë Zekës, i cili ia kthen duke e gjuajtur me shishe. Pastaj, Krasniqi i vërsulet Zekës, të cilin e godet me dy boksa, ndërsa, ndalet vetëm atëherë kur ndërhyjnë punëtorët teknik të televizionit.

Ndaj kësaj rrahje ka reaguar vetëm Ramush Haradinaj, Kryeministër, i cili ka kërkuar zbardhjen e rastit nga drejtësia. Asnjë fjalë s’e kanë thënë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.