Kandidati i LDK-së për Komunën e Prishtinës, Arban Abrashi në emisionin “Rrokum rroll”, ka folur për një koalicion të mundshëm me ndonjërën nga partitë e vendit.
Abrashi ka thënë se ende nuk kanë folur në lidhje me këtë çështje.
Sipas tij kolicion parimisht do të thotë me kriju koalicion me vet qytetarin.
“Unë kam krijuar aleancë me qytetarët këtë e kam synim me fol vet me qytetarët kam vullnet, koalicioni është parimsht qytetari. Ndërsa kandidatët e tjerë nëse kanë ide të mira pse jo mund ti zbatojmë.
Ne si parti ende nuk e kemi diskutu ende këtë çështje, ideja themelore është me kriju një koalicion me qytetarin”, ka deklaruar Abrashi, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, janë numëruar mbi 91 për qind të votave zyrtare në Komunën e Prishtinës, teksa prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, i pasuar nga ai i LDK-së, Arban Abrashi.
Ahmeti, pas numërimit të 91.1 për qind të votave, numëron 34.407 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arban Abrashi ka fituar 35.87 për qind të votave deri më tani.
Theme : Good News Lite