Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi në intervistën dhënë për “Express”, ka thënë se PDK në Mitrovicë ende nuk ka vendosur se me kë do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 19 nëntorit, raporton Gazeta Blic.
Idrizi tha se fokusi 100% i PDK është koalicioni me qytetarin.
“Qasja ime është bashkëpunuese, fokusi është 100% me qytetarin. Ne jemi të hapur për bashkëpunim. Konkretisht nuk kemi asgjë zyrtare për koalicion me ndonjë parti, ka deklaruar ajo.
Kandidatja e PDK-së ka thënë se ajo është e gatshme të punoj me secilin që ia do të mirë Mitrovicës.
Ndryshe, zgjedhjet e balotazhit do të mbahen me 19 nëntor, ndërsa për të parin e Mitrovicës po garojnë Valdete Idrizi PDK e Agim Bahtirin e AKR-së.