Ja kush nga PDK i vrau njerezit e LDK-se!
Adem Salihaj kishte paralajmerue nji paraqitje te jashtezakonshme ne shesh ne kryeqytet.
Aty ai sot nuk foli per zhvillimet e fundit mbas letrave te Presidentit Thaci dergue Prokurorise per vrasjet politike dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova. Ai foli per krejt dicka tjeter, por ai sonte ne Rrokum Roll foli lidhun me ato qe ne fakt ishin prite me u ndigjue nga ai ne ate paraqitje ne shesh.
Aty ai sot nuk foli per zhvillimet e fundit mbas letrave te Presidentit Thaci dergue Prokurorise per vrasjet politike dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova. Ai foli per krejt dicka tjeter, por ai sonte ne Rrokum Roll foli lidhun me ato qe ne fakt ishin prite me u ndigjue nga ai ne ate paraqitje ne shesh.
Salihaj ne Televizionin Rrokum sqaroi se kishte deshire te madhe me i thane ato qe i tha ne shesh se, nji popull qe jeton ne skaj te Afganistanit dhe Pakistanit folin fjale te gjuhes shqipe. Kjo, simbas tij, asht ma e randesishme se rrethanat politike aktuale.
Adem Salihaj ka komentue ne Rrokum Roll letrat e Presidentit Thaci dergue Kryeprokurorit per zbardhjen e vrasjeve te mbasluftes dhe atentatin ndaj Presidentit Rugova.
“Une kam thane se letrat e Thacit jane thjesht nji loje, nuk ka asgja serioze dhe te sinqert aty, sepse ai nuk ka te drejt ligjore me i thane Prokurorise se kur me i nis hetimet”, tha Salihaj.
Ai thote se kjo deshmon qe Prokuroria nuk guxon me ba hetime per vrasjet, pa i thane Thaci.
“Thaci me kete deshiron me pshtue lkuren e tij, ketu e ka hallin ai, qe me pshtue nga Gjykata Speciale, ka pshtue gjithmone tue i çue njerezit e tij neper burgje. Ky asht cmimi per pshtimin e likures se tij”, thote Salihaj.
Salihaj thote se Thaci ka qene ne krye te organizimeve politike dhe ushtarake, strukturat e te cilave kane krye vrasje.
Thaci ka qene shefi, mbi te gjithe shefat tjere, thote Salihaj.
Salihaj ka thane se aktivistet e LDK’s i kane vra kundershtaret politike qe jane ne PDK, por qe munden me qene edhe ne parti tjera, sepse ata qe kane krye vrasje nuk kane ardhe nga Marsi.
Adem Salihaj ka fole per deklaratat e Hashim Thacit, i cili ka thane se dikujt ne LDK i ka pengue koalicioni i madh gjithperfshimese dhe i kane ba atentat Presidentit Rugova.
“Jam habite pamase nga kjo deklarate, une kam qene propozues per koalcionin me AAK’ne, dhe une kam marre iniciative pa dijen e Presidentit Rugova per kete, ndersa kur e kam njoftue Rugoven ai asht pajtue, por ka pase vec nji hezitim per kete se a kane me lejue nderkombetaret me ba kete”, raporton Rrokum.TV.
https://youtu.be/Q7K_3BqVJAQ