Ja kush ia fitoi votat Mytaher Haskukajt

  19 Nov 2017

Nisma për Kosovën mund të vlerësohet në një farë forme si fituese e zgjedhjeve të balotazhit të 19 nëntorit.

Kjo parti përveç që ka rikonfirmuar fitoren në Malishevë, ka fituar thuajse në secilën komunë ku ka qenë në koalicion.

Partia e Fatmir Limajt ka qenë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren duke e bërë përmbysjen e madhe.

Merret vesh se Limaj ka qëndruar sot gjithë mesditën në Prizren për të mobilizuar elektoratin e Nismës për të votuar Mytaher Haskukën.

Ndikimin e Limajt në Prizren e ka komentuar edhe analisti Ilir Mirena.

Ai në një debat televiziv ka thënë se zëvendëskryeministri Limaj ka ndikim në rezultatin e sotëm zgjedhor të koalicionit VV-NISMA.

“Limajn e lidh shumëçka me Prizrenin. Ka ndikim në atë zonë edhe për shkak të kohës se luftës, por edhe se është nga ai rajon dhe ka pasur ndikim në mobilizimin e Nismës”, ka thënë Mirena.

Këto janë komunat tjera ku Nisma ka qenë në koalicion dhe do të jetë në qeverisje komunale:

Në Klinë bashkë me AAK-në. Në Vushtrri bashkë me LDK-në. Në Mitrovicë bashkë me AKR-në. Në Suharekë dhe Rahovec bashkë me AAK-në, ndërsa në Ferizaj me PDK-në.

Kjo parti prezantohet në secilën komunën të Kosovës me këshilltar komunal.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.