Ja kush është nusja më e bukur në estradë sipas Engjëllushës

  30 Oct 2017

Në vitin 2017 shumë prej fytyrave publike i dhanë fund beqarisë.

Që nga fillimi i verës e deri tani kemi parë se emra të njohur siç janë: Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, Besnik Qaka dhe Lolita Begolli si dhe Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami; i dhanë fund beqarisë duke u kurorëzuar me martesë.

Në rubrikën e përjavshme ‘Kë zgjedh’ të emisionit të shoubizit ‘Mirage’ ishte e ftuar Engjëllusha Salihu e cila kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave që iu vunë përballë.

Ndër të tjera, Engji u ‘detyrua’ të zgjedhte edhe nusen më të mirë të këtij viti mes Xhensila Myrtezajt dhe Marina Vjollcës.

Për të mësuar përgjigjen e Engjit ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm nga minuta 0:21.