Ja kush është gjyqtari i ‘masakruar’ në ndeshjen Përmeti – Këlcyra (FOTO)

  11 Dec 2017

Në ditën e sotme ka ndodhur një tjetër episod dhune, përgjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra në Kategorinë e Dytë. Arbitri kryesor është dhunuar pas akordimit të një penalltie në favor të ekipit vendas. Lojtarët e Këlcyrës e kanë ndjekur dhe e kanë dhunuar në grup të riun e kolegjiumit të Fierit, Alvi Paco.

Ndihmës të tij në ndeshjen e sotme ishin Ilir Llupi dhe Albano Konomi, por mësohet se vetëm arbitri kryesor Paco është dhunuar.