Ja kush e thotë: Gjykata Speciale po e ndjekë hap pas hapi Hashim Thaçin
Në kohën kur Hashim Thaçi ishte në postin e kryeministrit, senatori zviceran, Dick Marty publikoi raportin e tij në të cilin hidhte akuza të rënda për UÇK-në dhe Thaçin.
E ndaj Marty-t, Thaçi kishte paralajmëruar padi për shpifje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur ishte publikuar raporti i senatorit zviceran, Dick Marty
Poashtu, Thaçi, gjatë kohës kur kishte qenë kryeministër e më pas edhe kur u zgjodh president, kishte thënë se do ta padis Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Por deri më tani këto nuk kanë ndodhur asnjëra dhe Thaçi ia ka vendosur një synim tjetër vetës, duke harruar këto dy padi. Tashmë ai dëshiron që ta nënshkruaj marrëveshjen finale me Serbinë, marrëveshje kjo që sipas tij do të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve mes dy shteteve.
E lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti për “Kosova Sot”, thotë se paralajmërimi i Thaçit për padi ndaj Marty-t ka qenë vetëm një propagandë.
“Raporti i Dick Martyt qysh në fillim është paragjykuar, pikërisht me qëllim nga Hashimi, i cili duke dashur të ndërlidh luftën climtare me fatin e tij personal, ka bërë shumë propagandë. Në këtë sens është edhe paralajmërimi i tij për të paditur z.Marty, dhe duke qenë vetëm propagandë kjo ka dështuar deri tani. Kjo nuk ka ndodhur pasi Thaçi është i vetëdijshëm se disa nga akuzat edhe janë të vërteta, e për mos të dashur të nxjerrë të palarat tjera ndaj tij ka heshtur”, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, Gjykata Speciale është duke e ndjekur Thaçin hap pas hapi.
“Faktikisht Hashimit i vjen si hije pas Gjykata Speciale, e cila po e ndjekë hap pas hapi. Prandaj edhe ka shpikur çështjen e korrigjimit te kufijve, me qëllim që të kënaq orekset e Serbisë dhe njokeheshisht te përfitojë imunitet nga ndjekja “.
“Dihet se raportin e Dick Martyt e kanë hartuar prokurorë serb, dhe kjo jep shpjegim pse Thaçi me çdo kusht dëshiron të jetë protagonist i marrëveshjes me Serbinë, që pastaj të hiqen këto akuza dhe rrjedhimisht raporti i Dick Martyt të bëhet nul. Rreziku më i madh Kosovës i vije nga Hashimi, i cili padrejtësisht po e lidh fatin e tij personal me fatin e Kosovës”, ka përfunduar për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.