fbpx

Ja kush do t’i fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin nesër në Kosovë

  27 Dec 2017

Kryetari i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka publikuar disa shifra nga një hulumtim i këtij institute, lidhur me atë se për kë do të votonin qytetarët e Kosovës, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër.

Sipas rezultatit që KDI e nxjerrë nga përgjigjet kryesisht të votuesve të rinj, del që Vetëvendosje do të ishte e para me 27.1% e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.

Kryeziu ka bërë të ditur në Facebook:Për kë do të kishit votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër?27.1% do të votonin LVV, 19% PDK, 18.1% LDK, AAK 11%, Nisma për Kosovën 2.7%, Lista Serbe 1.4%, Aleanca Kosova e Re, 1.2%, Alternativa 0.3%, partitë tjera 1.5%, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7%.Nga hulumtimi i #KDI, me opinionin publik, në mesin e votuesve të rinj.Ndryshe, hulumtimi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) tregon se 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.Në këtë hulumtim në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike, Ahmet Rushiti nga KDI tha se në pyetjen nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 62.6% e të rinjve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje.“Ndërsa, se për kë do të kishin votuar nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër sipas hulumtimit: 27.1% do të votonin LVV, 19% PDK, 18.1% LDK, AAK 11%, Nisma për Kosovën 2.7%, Lista Serbe 1.4%, Aleanca Kosova e Re, 1.2%, Alternativa 0.3%, partitë tjera 1.5%, ndërkaq kanë refuzuar të përgjigjen 17.7%”, tha Rushiti.Hulumtimi ka treguar se shqetësimet kryesore të të rinjve janë papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe zhvillimi ekonomik 45%.Rushiti ka theksuar se të rinjve u është kërkuar që të japin një emër se kush sipas mendimit të tyre është politikan model për ta.“Janë 25.2% e të anketuarve që kanë thënë se nuk kanë ndonjë politikan model. 13.7% kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, pasuar nga Ramush Haradinaj 7.8%, Vjosa Osmani 7.4%, Shpend Ahmeti 7.3%, Hashim Thaçi 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka bërë të ditur ai.Eugen Cakolli nga KDI, ka bërë të ditur se të rinjtë e anketuar janë pyetur edhe për punën dhe performancën e Qeverisë. Ai ka thënë se bazuar në hulumtim puna e saj vlerësohet si e dobët dhe jo-efikase nga 70% e të rinjve të anketuar, kurse pjesa tjetër konsiderojnë që Qeveria kritikohet padrejtësisht, përkundër punës së mirë.“71.9% e të anketuarve kanë e shohin Qeverinë si përfaqësuese të interesave të një grupi të vogël të njerëzve, ndërsa 28.1 vlerësojnë që Qeveria punon në interesin e përgjithshëm qytetar”, ka shtuar ai.Cakolli ka theksuar se janë shqetësuese të dhënat se vetëm rreth 15% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë komunikuar me ndonjë politikan apo kanë marrë pjesë në ndonjë debat me zyrtarë të partive politike.Ndërkaq ka potencuar se sa i përket arsyeve pse të rinjtë janë anëtarësuar apo do të anëtarësoheshin në parti politike, 54.9% e të anketuarve e shohin anëtarësimin në parti politike si mundësi për punësim më të lehtë.Pyetësori ka përmbajtur rreth 50 pyetje, ndërkaq raporti përfundimtar dhe krahasimi me vitin e kaluar do të publikohen gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.