Ja kush do të zëvendësojë Arban Abrashin e Mimoza Kusari Lilën në Kuvendin e Kosovës?

  24 Oct 2017

Dy deputetë të koalicionit të LDK-së me Alternativën janë në garë për kryetar komunash. Deputeti i LDK-së Arban Abrashi dhe deputetja e Alternativës Mimoza Kusari Lila janë në garë për të marrë pushtetin në Prishtinë, përkatësisht në Gjakovë, shkruan Botapress.

Dhe në rast se do të fitojnë garën ata duhet ë lënë postin e deputetit.

Sipas rezultateve të certifikuara nga KQZ, Arban Abrashi do të zëvendësohet nga Blerim Grainca i cili më 11 Qershor ka marrrë 6868 vota.

Ndërkaq në vend të Mimoza Kusarit Lilës do të merrte postin e deputetes, Refiqe Tërnava Beka e cila ka marrë 5492 vota në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 Qershorit.