Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka është edhe kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, shkruan Botapress.info
Në zgjedhjet e 22 tetorit Haskuka nuk arriti të marë numrin e mjaftushëm të votave që të zgjidhet kryetar por ai do të përballet me Shaqir Totajn nga Partia Demokratike e Kosovës në balotazhin që do të zhvillohet me 19 nëntor.
Mytaher Haskuka nëse do të fitonte garën në këtë komunë atëherë do t`i duhej të heq dorë nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Vendin e tij do ta zë deputetja Arbërije Nagavci e cila rendidet menjëherë pas Mytaher Haskukës në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Haskuka në zgjedhjet e qershorit kishte 7433 vota ndërsa Nagavci arriti të marrë 7314 vota.