Ja kur dorëzohet raporti final për Demarkacionin

  21 Nov 2017

​Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka treguar se kur do ta marrë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raportin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nga Komisioni për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

“Në presim që brenda këtij muaji, deri në fund të këtij muaji, të jepet raporti i komisionit”, ka thënë Vllahiu gjatë një interviste në KTV, kur është pyetur se kur do ta përfundojë punën komisioni i ri për demarkacionin.

“Pastaj do të ecim tutje me vlerësime të tjera”, ka shtuar zëdhënësi i Qeverisë.