Ja kur do të rrëzohet Qeveria sipas Milaim Zekës?!

Ja kur do të rrëzohet Qeveria sipas Milaim Zekës?!

  09 Apr 2019

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron organizim të protestave në të gjithë vendin, duke synuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. LDK-ja nuk po e përkrah këtë iniciativë, përpos disa deputetëve të pavarur, shkruan gazeta “Zëri”.

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë për “Zërin” Qeveria mund të rrëzohet vetëm nëse sigurohen numrat.“Nuk rrëzohet Qeveria përmes protestave. Rruga e vetme për ta rrëzuar Qeverinë është rruga parlamentare. Nëse opozita i bën numrat futet në Parlament, i ka 61 vota nesër rrëzohet Qeveria”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se është kundër protestave.

Zekaj tutje ka thënë se edhe pse koalicioni aktualisht nuk e ka shumicën e nevojshme, punët po kryhen.“Është shumë e saktë Qeveria nuk e ka shumicën, por megjithatë ligjet po kalojnë, është një bashkëpunim shumë i mirë me Partinë Socialdemokrate”, është shprehur ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.