fbpx

Ja kur do të privatizohet Telekomi i Kosovës (Video)

  20 Nov 2017

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shpalosur planin e ministrisë që e drejton se kur pritet privatizimi i Telekomit të Kosovës.

Ai në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel ka thënë se nëse procesi i arbitrazhit do të kalojë sipas rregullave dhe pastaj ai tha se do të synojë ristrukturimin e Telekomit, që më pastaj Postë Telekomi i Kosovës të hidhet në privatizim.