Ja kur do të mund t’i marrin pagat veteranët e UÇK-së!
Nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e pensionove për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” Avdyl Mushkolaj, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, dhe njëherit drejtor i zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.
“Sapo më njoftuan se pagat e veteranëve të UÇK-së të këtij muaji do të dalin në javën që po hymë, të hënën ose të marten veteranët do t’i marrin pagat e tyre”, ka deklaruar Mushkolaj.
Ka pasur përpjekje që të kontaktojë edhe me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, për të marrë një shpjegim për mos dhënien e pagave të veteranëve të këtij muaji, por kontakti më të ka qenë gati i pamundur pasi që ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike dhe SMS-et e redaksisë.
Përveç tij, ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe me kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, por ai ka qenë i paqasshëm në thirrjet e redaksisë.
Janë mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së të cilët pensionin e rregullt në vlerë prej 170 euro në muajin gusht e kanë marrë vetëm nga 50 euro prej tyre, si rezultat i mungesës së buxhetit për pagat e plota.Me vendim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, buxheti i mbetur prej mbi 1 miliardë eurove për këtë kategori është ndarë në mënyrë propocionale për ta.
‘Telashet’ me pensione të kategorive të dala nga lufta po shihen si rezultat i numrit të madh të tyre në listat e kategorive përkatëse. Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës, edhe në vitin e kaluar ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.