Ja ku janë dërguar Albin Kurti dhe deputetët tjerë të arrestuar (Foto)

  24 Nov 2017

KALLXO.com merr vesh nga burimet brenda Policisë se tre deputetët e arrestuar të Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj janë dërguar në një burg jashtë Prishtinës.

Burimi nga Policia nuk ka pranuar të tregojë për momentin për cilin burg bëhet fjalë.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj u arrestuan në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykatësi Beqir Kalludra për shkak se nuk u paraqitën në një seancë gjyqësore të mërkurën për t’u përgjigjur në akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Duke folur për këto arrestime, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se kjo është “vazhdimësi e përndjekjes” së Vetëvendosjes

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.