Ja kë zgjedh Selim Pacolli mes Shpend Ahmetit e Arban Abrashit

Selim Pacolli thotë se ai i ka uruar Shpend Ahmetit fitoren dhe thotë se ‘Ahmeti është bindshëm fitues në Prishtinë’.

‘Nuk mund të flas tani për preferencat e mia në balotazh, por Shpend Ahmeti është bindshëm fitues në Prishtinë’, ka thënë Pacolli.

Mirëpo ai ka thënë se ‘nuk do t’ua imponojë qytetarëve se për kë të votojnë në Prishtinë.

Ai ka thënë se rezultati i tij ‘nuk është i kënaqshëm, por është i pranueshëm’.