fbpx

Ja deri në cilin vit do të ketë jetë Qeveria Haradinaj

  10 Dec 2017

Gazetari Mefail Bajqinovci, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, rreth asaj se sa do të ketë jetë qeveria Haradinaj, transmeton Gazeta Blic.

Bajqinovci, ka thënë se qeveria Haradinaj do të vazhdojë deri në vitin 2019, ndërsa ka shtuar se buxheti Kosovës do të votohet sot dhe nuk do të ketë asnjë problem.

Shkrimi i plotë:

Është shumë interesant qysh në Kosovë asnjë Qeveri nuk është më e shkurtë se dy vite në mandat.
A e keni vërejt. A thua pse???
Më duket që statusi i deputetit njihet vetëm nëse e prek kufirin e dy viteve të mandatit.
Sot këtë buxhet e votojnë ata që e dinë këtë punë.
Kjo është arsyeja që kjo qeveri të vazhdojë së paku deri në qershor 2019.
Buxheti sot votohet pa kurrfarë problemi