Ja çka shkruajnë mediat serbe për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë kosovarë

  22 Dec 2017

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për të rritur pagat për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë, shkruan mediumi serb “b92”, transmeton Periskopi.

Paga e Kryeministrit para se të rritë pagën e tij ka qenë rreth 1,500 euro bruto, por sipas vendimit të ri, Ramush Haradinaj do të marrë një shumë prej 2,950 euro bruto.

Zëvendës Kryeministrat do të kenë një pagë prej 2,500 euro dhe ministrat 2,000 euro bruto.Pagat janë rritur gjithashtu për disa nëpunës civilë, gjyqtarë dhe prokurorë.Vendimi për rritjen e pagave hyri në fuqi më 1 dhjetor

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.