fbpx

Ja çka po ndodhë në mbledhjen e Kryesisë së VV-së!

  11 Dec 2017

Gazeta Blic nga burime të saja të afërta me mbledhjen e Kryesisë merr vesh se kanë filluar të ulen gjakrat.

Sipas këtyre burimeve, ka një pajtueshmëri që të parandalohet ndonjë ndarje eventuale dhe të tejkalohet ky shpërthim që ka ndodhur pas gjuhës së përdorur nga Aida Dërguti në drejtim të Albin Kurtit.

“Nga diskutimet në Kryesi ka një uljen të gjakrave. Ka një pajtueshmëri që të tejkalohet kjo situatë pas përdorimit të gjuhës ofenduese ndaj themeluesit të VV-së, Albin Kurti”, thotë ky burim i Gazeta Blic.

 

Ndërkohë ende është duke vazhduar mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Ndërkaq, kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Vushtrri dhe anëtarja e kryesisë së këtij subjekti politik, Aida Dërguti ka dhënë dorëheqje nga këto funksione.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dërguti, përmes një njoftimi të lëshuar në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”

“Unë sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetares së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes.
Unë e di që shprehja ime ka nxitur reagime e shqetësime për natyrën e problemeve në Lëvizje”, ka thënë Dërguti.