Ja çka i kërkoi Lladrovci ministrit Lekaj?

  16 Nov 2017

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt.

Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive.

Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon. Të dy kryetarët e Drenicës kërkuan mbështetjen e qeverisë për realizimin e projekteve të shumta.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.