fbpx
Ja çfarë thotë Aziz Salihu për humbjen e Haxhi Krasniqit

Ja çfarë thotë Aziz Salihu për humbjen e Haxhi Krasniqit

  12 May 2019

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, me pak fjalë e komenton humbjen e boksierit të mirënjohur Haxhi Krasniqit në përballje me gjermanin Stefan Haertel, që u zhvillua në Magdeburg të Gjermanisë.
Krasniqi nuk e mbrojti titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë e mesme në boksin profesionist.

“Krasniqi nuk po i shkon me gjermanët, humbi me Brahmerin, humbi me Haertelin. Të tjerët po i mundë të gjithë”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.