Ja çfarë ndodhi me pronarin e kamionit i cili shkaktoi aksidentin në Gjilan

Ja çfarë ndodhi me pronarin e kamionit i cili shkaktoi aksidentin në Gjilan

  09 Mar 2019

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit V. T.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V. T., si person përgjegjës në kompaninë, SH. P. K. ‘’VEV GROUP’’ , ka lëshuar në qarkullim kamionin e tipit “Scania”, pa regjistrim dhe pa kontroll teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M. A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me datë 07.03.2019, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur i ndjeri Q. Ç. dhe kanë mbetur të lënduar 23 persona”.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”,shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Gjykatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në mënyrë që të bëhet zhvillimi normal i procedurës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.