fbpx

Ja çfarë ka ndodhur në bisedën telefonike mes Ramës dhe Berishës

  28 Oct 2017

Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, sonte, ka improvizuar një lojë me kryeministrin Edi Rama, sikur dhjetra mesazhe kishin mbërritur në sekretarinë e tij telefonike, kryesisht pas çështjes Tahiri.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i futur plotësisht në rol, merr aparatin celular dhe nis sipas radhës duke u kthyer përgjigje.

Referuar lojës, mesazhi i parë në adresë të tij kishte ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i shqetësuar për mbrojtjen e kryeministrit ndaj Saimir Tahirit.

Mesazhet mes Ramës dhe Berishës në lojën e Çanit, si më poshtë vijon…

Berisha:

Alo, Sali Berisha jam. O Edvin Habili, o kumbari i drogës. O Edvin harrova nuk jemi në kamera. Dëgjo Edvin një këshillë kam për ty. Shite Saje qorrin dhe mbylle këtë histori me të. Ndryshe nuk e mbyll më dot mandatin. Kaq po të them.

Rama:

Eh mor plak, o plak. Edhe unë dhe ti kemi probleme, flemë pak. Por mua nuk më del njeri në gjumë të më kërkojë hesapë se çfarë i bëra. Kështu se e ka të gjatë radhën pas derës së gjumit. Dhe ta mirëkuptoj hallin.