Lionel Messi u përfshi në një përleshje me disa tifozë të Barçës në aeroportin ‘John Lennon’ – pas humbjes 4-0 ndaj Liverpoolit dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Sipas Mundo Deportivo, Messi ndjeu nevojën për t’iu përgjigjur tifozëve që e fyen – duke i pyetur ata: “Cili është problemi juaj? Çfarë bëra keq?”Rojet e sigurisë ‘Pepe Costa’ thuhet se kanë larguar pastaj Messin nga tifozët, ndërsa argjentinasi u përshëndet nga një tjetër grup i veçantë i tifozëve Blaugrana.
Sipas The Guardian, Messi ishte shumë i mërzitur nga humbja e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve – sa që shpërtheu në lot në dhomën e veshjes.