Ja çfarë do të bëjë Selim Pacolli në qoftë se Arban Abrashi do ta fitojë Prishtinën

  09 Nov 2017

Ish-kandidati i AKR-së në Prishtinë, Selim Pacolli ka thënë se në qoftë se kandidati i LDK-së, Arban Abrashi arrin të fitojë në Prishtinë ai do të shkojë dhe do t’ia urojë postin e kryetarit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se shpreson që qytetarët e Prishtinës do të zgjedhin alternativën më të mirë.

“Nëse zotëri Abrashi është fitues unë publikisht e them që kam për të shkuar dhe për ta uruar ditën e hënë të datës 20 nëntor, sepse unë nuk kam inate personale”, ka deklaruar ai.

 

Në anën tjetër Selim Pacolli ka thënë që përgjatë pesë ditëve të fushatës elektorale të balotazhit do të jetë përkrahë Shpend Ahmetit, sa herë që te ketë mundësi.