Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është treguar indiferent ndaj akuzave të Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe atyre të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku, lidhur me fryerjen e listës së veteranëve të UÇK-së.
Akuzat për përfshirje në manipulim me listat e veteranëve të deputetit Abdixhiku ndaj kreut të Kuvendit Veseli dhe Presidentit të vendit Hashim Thaçi, nuk i kanë bërë aspak përshtyepje zëvendëskryeministrit Pacolli.
Gjatë gjithë kohës sa Veseli e Abdixhiku shkëmbenin akuza ndërmjet vete për fryerje të listave të veteranëve, Pacolli shfrytëzonte celularin e tij duke injoruar ata.