Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka theksuar se qeveria aktuale, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, nuk do të ndërmarrë veprime që bien ndesh sipas tij, me interesin nacional.
Isufi thekson se duhet hequr paragjykimet për veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“Duhet hequr paragjykimet se është bërë marrëveshje ndër tavolinë. Ne kemi deklaruar se me Listën Serbe, kemi vetëm marrëveshje për pjesëmarrjen e saj në qeverisje. Nëse do të kishte diçka, do të ishin marrë vesh të gjitha gjërat. Krejt janë të hapura dhe transparente, nga ana e Qeverisë”, ka shtuar Isufi për televizionin Dukagjini.
Ai ka thënë se pret nga opozita të jetë korrigjuese dhe konstruktive, duke mos e lënë Qeverinë, sipas tij, të bëjë gabime, duke shtuar se nuk ka marrëveshje me Listën Serbe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe