Islamikët reagojnë ashpër kundër Shpend Ahmetit: Në Prishtinë po ndërtohen 3 kisha

Derisa i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, krenohet për mos ndërtim të as edhe një xhamie në Prishtinë, gjatë gjithë mandatit të tij katërvjeçar, përkundër shumë kërkesave dhe nevojave që ka ky komunitet, siç duket e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe për komunitetet tjera pakicë në kryeqytet.

Ahmeti pasi për komunitetin pakicë ka zgjedhur një rrugë tjetër të dhënieve të lejeve, atë të tinëzisë dhe shkeljes së procedurave ligjore e të drejtave të qytetarëve të Prishtinës pa asnjë dëgjim publik.

Sot sa kaluam rastësisht në Lagjen “Sofali” personalisht hasëm me një Objektin fetar me një kryq mbi 15 metra të gjatë, i vendosur në pikë mjaftë të rëndësishme të kryeqytetit, që përmasa të këtilla jemi mësuar të shohim vetëm në propagandën maqedonas ndaj shqiptarëve atje. Por një objekt të këtillë, sinqerisht nuk e kuptoj se për ç’farë i duhet Prishtinës dhe kujt i shërben një i tillë apo kënd kanë në plan të provokojnë!

Pas kësaj ngjarje të sotshme dhe një hulumtimi që filluam, hasëm në leje të tjera nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, që janë dhënë edhe për dy kisha tjera në Kryeqytet, të cilat ditëve në vijim do të sjellim hollësirat më të detajuara, përkundër që këto leje nuk figurojnë në websaitin e Komunës, pasi që këto mbahen të fshehura nga i pari i kësaj Komune.

Nëpërmjet këtij reagimi, duam t’i bëjmë me dije të parit të Prishtinës se standardi juaj i drejtësisë ka tjetër parametër matës për komunitetin mysliman dhe tjetër për atë të komuniteteve tjera pakicë. Pavarësisht tendencës tuaj që të mundohesh të krijosh përçarje nëpërmjet veprimeve të këtilla ndërmjet komuniteteve, një gjë të këtillë të përçarjes nuk mund të arrish as ti në Prishtinë e as në Kosovë, sepse komuniteti shumicë Mysliman gjithnjë ka dëshmuar solidaritet dhe mirëkuptim për pjesën tjetër të shoqërisë.

Si i pari i Prishtinës që jeni (edhe ndonjë ditë), e që mbaheni mend vetëm për Kifle e Kunja nëpër kryeqytet, është mirë të tregoni tipare të drejtësisë, të jeni i sinqertë dhe aspak kamoflues si kalemeon duke i obliguar komunitetin mysliman me dëgjime publike e arkitekturë të Romës e Londrës, ndërsa anën tjetër të firmosësh e gërmosh natën nëpër kryeqytet për individ të cilët vërtet nuk kanë fare nevojën për objekte të këtilla, përveç propagandës dhe tendencës së përçarjes.

Ne e kuptojmë hallin tuaj se juve ju nevojitet vota e dy komuniteteve, e ju për të arritur këtë qëllim jeni në gjendje të shitni edhe besimin edhe ndërgjegjen tuaj, por një veprimi të tillë nuk i thuhet as politik e as mençuri, përveç lakmi dhe hipokrizi.