Ish’diplomati kosovar: Behgjet Pacolli sonte mund ta shpëtojë Kosovën

  22 Dec 2017

Sonte kur po pritet që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, ka nxitur reagime të ashpra të ambasadorëve të shteteve mike të Kosovës dhe të opinionit, se me këtë Kosova po bën një veprim të tmerrshëm.

Ish’ambasadori kosovar, tani drejtor i KIPRED’it, Lulzim Peci, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se partneri i koalicionit qeverisës, Behgjet Pacolli, është ai, që sonte mund ta shpëtonte Kosovën.

 

“Të vendosur për ta shfuqizuar Specialen, Qeveria thërret mbledhje të jashtëzakonshme. Behgjet Pacolli duhet te vendos sonte se a do te t’ju bashkangjitet “tre musketareve” apo do te ndahet prej tyre. Final countdown!”, ka thënë Peci. Ai me këtë ka nënkuptuar, që Pacolli t’u thotë deputetëve të tij, që të mos e votojnë shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Për shfuqizimin e këtij ligji, që do të bëhej përmes një ligji të ri të sponsorizuar nga Qeveria, do të duhej shumicë e thjeshtë e votave, pra 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.