Ish presidenti Rugova sot do të festonte ditëlindjen e 73, por reja e tij merr vëmendjen e të gjithëve sot

  02 Dec 2017

Nëse sot Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do ishte gjallë, ai do mbushte 73 vjet.

Në këtë ditë, familja e Presidentit nuk është harruar duke u vizituar nga Kryeministri Haradinaj dhe delegacioni i tij nga kabineti dhe partia, ku bënte pjesë edhe Gani Dreshaj, kandidat i AAK-së për komunën e Istogut, e cila është afër t’i merret LDK-së nga duart pas 17 viteve.

 

Deri në këtë pikë, jemi në rregull meqenëse nuk na intereson shumë politika.

Por, në vizitën e Kryeministrit Haradinaj dhe fotografitë zyrtare të postuara në llogarinë e tij në Facebook, një gjë tjetër ka marrë vëmendje.

Fjala është për dizejnatoren Blerina Kllokoqi e cila në imazhin e shkrepur duhet të mos e ketë pasur fokusin e plotë tek ngjarja.

Teksa i gjithë delegacioni dhe familja Rugova pozonin përpara aparatit, Blerina është treguar e pavëmendshme dhe fiks në ato momente, e ka parë të rrugës të shkrepë ndonjë selfie me telefonin e saj.

Më e kujdesshme herën tjetër, Blerina!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.