fbpx

Ish presidenti Fatmir Sejdiu ne gjendje te rende shendetesore!

  05 Oct 2017

Presidenti Sejdiu një ditë më parë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas disa shtrëngimeve në zemër që kishte pasur. Dhembjet në gjoks, shtrëngimet, e plogështia, ishin simptomat të cilat kanë bërë që ish- Presidentit, Sejdiu t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjike, të mërkurën, në sallat e Spitalit Amerikan në Prishtinë.
Gazeta Express, ka qenë në repartin ku gjendet ish – Presidenti. Detaje rreth operimit ka dhënë mjeku kryesor i cili e ka bërë operimin e Fatmir Sejdiut.

Doktori, i Kirurgjisë Kardio-Torakale në Spitalin Amerikan, Besnik Kojiçiçi, thotë për Express, se operacioni ka shkuar mirë dhe se gjendja e ish Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është stabile.

“Zoti Sejdiu ka pasur një sëmundje koronare me ato shqetësimet që i ka secili pacient me sëmundje të tilla. Dhembje në gjoks, shtrëngime, plogështi. Është bërë diagnostikimi me sëmundje koronare dhe intervenimin e kemi bërë dje”, ka thënë ai.

Tutje doktor, Kojiçiçi tregon se Sejdiut i janë vënë disa disa “by-passa”.

“Pa probleme i kemi bërë “by-pass”, është ekstubu. Tash është mirë, sot ka lëvizë, ka ec, gjendja e tij është e mirë. Deri tash unë si operues, jam i kënaqur me ecurinë e operacionit. Për momentin është në animacion duke qëndruar.”, shpjegon tutje doktori që e ka operuar ish presidentin Sejdiu.

E ndërkohë Fatmir Sejdiu, do të qëndrojë një javë në klinikën e Kardiologjisë në Spitalin Amerikan.

Ish –Presidenti Sejdiu ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.
Nga pozicioni i Presidentit të Kosovës, Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin në Vjenë, të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.